English

Hiqen nga fondi pyjor kombëtar siperfaqet që priten të përmbyten nga liqeni i Hec-eve të Banjës

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi projektligjin “Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të sipërfaqes në ngastrat e ekonomive pyjore, që pritet të përmbyten nga liqeni i Hec-eve të Banjës, Koklit dhe Moglicës, të cilët do të ndërtohen në kaskadën e lumit Devoll”.


Të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e Komisionit , përfaqësues nga Ministria e Ekonomise, si dhe Ministria e Mjedisit.


Komisioni pas diskutimeve miratoi projektligjin në fjalë dhe ra dakord për kalimn e tij në seancën plenare.

KOMENTE