English

Jozefina Topalli i shpreh ngushëllimet familjes së Komisar Musa Skura

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Komisar Musa Skura. Në letrën e saj drejtuar familjarëve, Kryetarja e Kuvendit shkruan:

"Me hidhërim të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të familjarit Tuaj të shtrenjtë, Komisar Musa Skura.

Gjatë karrierës së Tij profesionale në radhët e Policisë së Shtetit, Komisar Musai, punoi me përkushtim, devotshmëri dhe heroizëm të pashembullt në misionet caktuara. Kurajoja, sakrifica, vetëmohimi dhe forca e Tij e pashtershme do të insipirojë brezat e ardhshëm në përmbushjen e detyrave të tyre për mbrojtjen e rendit dhe të ligjit.

Në këtë moment të hidhur, dëshiroj t’Ju garantoj se dora tinzare që kreu këtë akt burracakërie do të marrë ndëshkim shembullor.

Më lejoni që të ndaj me Ju këtë çast dhimbjeje si dhe t’Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e njeriut Tuaj të dashur Komisar Musa Skura.
Lutemi Zotit që shpirti i tij fisnik të prehet në paqe!"

Ngjarja

Komisari i Burrelit, Musa Skura, u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit”, në fshatin Suç të Matit.

Policia arrestoi për ngjarjen Fitim Allën, 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të Matit dhe Vilson Milkurtin, 18 vjeç, banues në fshatin Suç të Matit. Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes janë kapur edhe 2 autorët e tjerë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në shitjen e municioneve luftarake. Të arrestuarit janë Edison Lleshi, 18 vjeç dhe i mituri me inicialet A.Ll., 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom i Matit. Këta të fundit kanë qenë duke pritur ardhjen e blerësve të fishekëve. Ndërkohë drejtuesi i furgonit, Riza Barçi, është larguar sapo ka dëgjuar të shtëna armësh dhe prezencën e policisë. Ai ka ikur në drejtim të padi

KOMENTE