English

Dhomat më të fuqishme të tregtisë: Bizneset përballen me një korrupsion të lartë në tatime dhe dogana (VIDEO)

"Korrupsioni në shifrat më të lartë haset te tatimet dhe te doganat". Kështu janë shprehur në një mendim të përbashkët dhomat më të fuqishme të tregtisë, të cilaj janë ankuar për bizneset të cilat përballen me një korrupsion të pamatur.

“Ne kemi shume raporte dhe deshmi nga antaret tani qe na tregojne se korrupsioni ndodh ne baza frekuente dhe qe lidhet kryesisht me mbledhjen e taksave. Gjithashtu ka deshmi edhe per doganat. Njerezit thone se u kerkohet rryshfet nga zyrtaret me qellim qe te kryejne ne kohe procedurat e zhdoganimeve”, thotë David Anderson, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Ne kemi raportime dhe ankesa nga antaret tane per nje sere ceshtjesh dhe me kryesoret lidhen me zbatimin e ligjit paparashikueshmerine dhe procedurat arbitrare e administrative ne pergjithesi. Une mendoj se Shqiperia ka nje kontekst ligjor te mire ne perputhje me standardet nderkombetare, por vuan nga moszbatimi i ligjeve. Kjo eshte vecanerisht e theksuar ne ceshtjet e taksave, ato te pronesise intelektuale dhe ne dogana”, tha Andrea Gebbeken, presidente e Dhomës Gjermane të Tregtisë.

Raportet e institucioneve ndërkombëtare si Davos apo dhe Banka Botërore e cilësojnë korrupsionin si një nga faktorët më problematik të biznesit në Shqipëri.

“Ky nuk eshte vetem nje problem i brendshem po fjala perhapet tek investitoret e huaj se shqiperia ndoshta nuk eshte nje vend i mire per te bere biznes. Dhe sigurisht qe kjo pengon investimet. Kur biznesi detyrohet te paguaje per te bere biznes, kjo prek likuiditetin e tyre dhe deshiren e tyre per te qendruar ne biznes”, theksoi Anderson.

“Korrupsioni frenon si investimet e huaja ashtu dhe ato lokale. Nese ti nuk parashikon dot se cfare administrata apo autoritetet do te bejne dhe nese nuk mund te mbeshtetesh ne procedura administrative te mirepercaktuara, kjo con ne hezitim te biznesit”, shtoi Gebbeken.

Por rryshfetet nuk janë forma e vetme e korrupsionit. Biznesi thotë se edhe mënyra e sjelljes së zyrtareve të Qeverisë ndaj sipërmarrësve është një formë që nxit në korrupsion.

“Ne jemi vecanerisht te shqetesuar me procesin e hartimit te legjislacioni. Jemi te shqetesuar se Keshilli Konsultativ i Biznesit i cili supozohet te jete forumi per dialogun biznes- qeveri nuk funksinon. Mbledhjet zhvillohen rralle, dominohen nga perfaqesuesit e Qeverise dhe ne nuk ndjejme se ka nje forum efektiv aty per biznesin, ku mund te shtrohen ceshtjet ne menyre efektive dhe te gjenden zgjidhjet konkrete”, tha Anderson.
1616

KOMENTE