Edhe dita e djeshme për presidentin amerikan Obma ka qënë e veçantë, ku një ditë pasi ai bëri betimin e tij si President i Amerikës për mandatin e tij të dytë, ai kaloi një ditë, në një shërbesë lutjesh me pjesëmarrjen e klerikëve të ndryshëm në Katedralen Kombëtare në Uashington.
Nënpresidenti Joe Biden dhe të ftuar të tjerë u përshëndetën me këngë të interpretuara nga Kori i Fëmijëve të Shoqatës për Interpretimet Artistike në Uashington dhe lutje nga drejtues fetarë nga besime dhe degëzime të ndryshme.