Në respekt të mikut tonë Ahmet Gashi, i cili ka falënderuar mjekët dhe në radhë të parë dëshiron të falënderojë njeriun që i dhuroi jetë dhe që tani do të jetojë në trupin e tij, pas një transplanti të mëlçisë, po botojmë fjalët e tij që dalin nga zemra.
Të dashur njerëz të mirë!
E dashur Familja ime e gjërë!
Të dashur mikesha e miqë të mi kudo që jeni!
Në muajin shkurt të vitit 2012 u diagnostifikova me kancer në mëlçi. Pas një operimi të rëndë në Lendesdorf të Dürenit, gjendja ime u përmirësua dukshëm dhe se nga data 24 prill 2012 isha në radhën e pritjes së donatorvëve të një mëlqie të re për transplantim.Për kujdesin njerzor e shëndetsor falenderoj Priv.Doc.Dr.med. Claudia Rudrof, Dr.Luljeta Gashin –mjeke e lartë si dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme më ndihmuan deri në ditën e sotme.
Posaqërisht i falenderoj miqët e sidomos nxënësit e shumtë që me nënshkrimet e veta në grupe dhe individualisht i shkruajten Prof. të Universitetit Dr.med. U.Neumann-Drejtor i Klinikës në Aachen, për përshpejtimin e procedurës së transplantimit.Sidomos shkollën 9 vjeçare „Alush Grepca“ të Fierit me drejtoreshën e saj Arjana Plaken, Intelektualët e Fterrës e të gjithë tjerët.Ju falemnderit!
Kohët e fundit gjendja ime ishte alarmnte dhe se mëlqia ime e vjetër punonte vetëm 2%. Kanceri zhvillohej me shpejtësi he se duhej marrë masat.
Më 30.12.2012, pikrisht në ora 00.30 pas mesnate e që kah ora një u nisa me ndihmen e shpejtë drejt Aachenit ku shpresat e mia kishin mbetur atje.Operimi ka fillur në ora 0.2 pas mesnate dhe ka zgjatë diku deri në orën dhjetë të asaj dite.
Mbrëmë kam lëshuar Kliniken e Aachenit për të shkuar në një Klinikë tjeter rehabilitimi.
Me shumë rrespekt e falenderime për të gjithë.
I Juaji Agim Gashi-Gjermani!
AGIM GASHI
TY QË JETON NË MUA
(Ia kushtoj njeriut që ka dhuruar mëlçinë e Tij,
Profesor Naumann-it dhe ekipit kirurgjik të Tij,
Klinikës Universitare Aachen dhe mbarë Gjermanisë e popupullit të saj!)
Akoma nuk jam mirë,
Por, po të drejtohem Ty,
Vëlla apo motër s'e di,
Me ta vu zemrën time në këngë e poezi,
E me të thënë Ty e gjithë botes,
Se ne trupin tim
Jeton edhe ti.
Ti jetove për të dhuruar jetë,
Derisa tha Zoti!
Ishte fundi i dymijëedymbëdhjetës
Për të filluar i trembëdhjeti vit i shekullit 21
Dhe unë e di, e di saktësisht,
Se e deshte shumë jetën tënde,
Ndërsa tani unë ju dua shumë
Zotin dhe Ty!
Dashuri e ringjalljes sate,
Dashuri e ringjalljes sime.
Profesor Neumann-in me ekipin e Tij
Që të vuri në momentin e duhur,
Aty ku duhet,
Me artin modern të kirurgjisë.
Unë për Ty e ti për mue,
Sëbashku n´vdekje, sëbashku me jetue.
Ty, dhuruesi im i mëlçisë
Zoti më së shumti të do,
Je më i miri i të mirëve,
Më i dashuri ndër të dashurit.
Ty, që pjesët e trupit tënd peng ia le kësaj bote
Zoti të solli te unë,
Të ma shporrësh kancerin nga trupi im.
Të falemnderit shumë!
Sëbashku do të vuajmë,
Sëbashku do të lumturohemi nëse ka lumturi,
Të mirën e të keqen sëbashku do ta ndajmë,
Me Ty, miku im, pjesë e trupit tim,
Do të jetojmë e qëndrojmë,
Që t'i falemi Zotit të Madh,
T'i falenderohemi Profesor Neumann-it,
Të gjithë mjekëve nga reparti i kirurgjisë,
Të Klinikës Universitare të Aachenit!
Dhe une më të lehtë do ta kem këtë jetë.
II
Zoti s'ka thënë, jo, që ti ke vdekur!
Ti u rilinde në trupin tim si Feniksi,
Për t'u bërë më i fuqishëm,
Sëbashku do të jemi në frontin e jetës,
Për ta zhdukë urrejtjen njerëzore
Vujatjet,
Sëmundjet…
Për këtë të mbolli Ty në mua
Ekipi mjeksor i Profesor Neumann-it,
Që unë edhe Ti,
Në këtë botë të mbjellim:
Pajtim, paqë, dashuri, e lumturi!
Dhe mbarë bota le ta dijë
Se në Aachen të Gjermanisë,
Betimi i Hipokratit
Ka vlerë,
Nderohet me përpikëri
Shembull për të tjerët,
Shembull për njerezi!
Dhe unë do të jetoj për të dy!
III
Tani që unë edhe ti kemi dy shpirtëra
Një në parajsë e një në këtë botë,
Jetojmë si qenie të gjalla,
Me një Ylber Hyjnor të dashurisë,
Me shpresa se botën do ta ndryshojmë
Duke e mbushur njerëzimin mirësi
Unë edhe Ti...
Me dy jetëra e një dashuri,
Duke kërkuar rrugë te tjera të jetës,
Të tjera qe s'i kishim gjer tani...
Eh! Kemi vuajtur si gjarpëri ndër guri
Derisa edhe jeta na mbështeti për muri.
E tani sëbashku të rrojmë,
Jetën dhe botën ta ndërrojmë!
Ty, o vlla, apo motra ime,
Po te them me fjalë zemre,
Se në amshim kur të vij
Paqen e parajsën e fituar nga Ti
Do ta ndajmë unë e Ti,
Dhe të gjithë ata që dhuruan
Jetë e pjesë trupi,
Gëzim, bukë e dashuri!
Do t'i buzëqeshemi jetës,
Do t'i buzqëshemi tokës e ujit,
Do t'u buzqëshemi nënave,
Fëmijëve të botës mbarë,
Unë me Ty e Ti me mue,
Së bashku në vdekje, së bashku me jetue!
Unë e Ti
Tani kemi fuqi
Për t'iu rrekë çdo pune,
Nuk do të ankohemi më,
Nuk do të themi: „Nuk mundemi“!
Nuk do të themi:“Nuk duam“!
Nuk do të themi:”Ska rrugë te tjera”!
Sepse rrugët na i hapi Zoti,
Zemra jote njerezore,
Profesor Neumann-i,
Klinika e Aachenit në NRW,
Gjermani
Të falemi Ty, Gjermani!
18.01.2013
Reparti i Kirurgjisë
Klinika Universitare e Aachenit