English

I mbjellin hundën në krah

Një burrë britanik ka humbur hundën e tij si rezultat i sëmundjes tumorale në lëkurë.

Ai vuante prej disa vitesh nga kjo sëmundje e cila "gllabëroi" hundën e tij. Por një mrekulli tjetër po ndodh në trupin e tij. Për herë të parë në botë mjekët britanikë kanë aplikuar një metodë të re për zëvendësimin e hundës së tij.

Ata kanë mbjellë me qëllim rritjen dhe zhvillimin, që prej disa muajsh, një hundë të re në krahun e tij. Kjo falë përdorimit të qelizave staminale të tij dhe një proteze që një grup mjekësh britanikë “i mbollën” në krah.

Sapo të mbushen gjashtë muaj nga mbjellja, periudha e nevojshme që doktorët mendojnë se u duhet qelizave staminale të shumëfishojnë vetveten deri në atë pikë sa hunda e re të jetë maturuar, pacienti do t’i nënshtrohet operacionit duke i hequr hundën nga krahu e duke e vendosur në vendin e saj.

Ky aplikim është një arritje e madhe për mjekësinë pasi sjell shpresa për të aksidentuarit që humbin pjesët e trupit.


News for the nose is growing on his arm

KOMENTE