English

Investime nga Katari në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti, priti në takim ekipin e përfaqësuesve të Autoriteteve të Investimeve Ndërkombëtare të Shtetit të Katarit, të cilët ndodhen në Shqipëri për të zhvilluar një mision vlerësimi mbi projektet e paraqitura nga pala shqiptare.

Ministri Panariti, konfirmoi garancinë e Qeverisë Shqiptare për të krijuar një partneritet dypalësh me Shtetin e Katarit për sa i përket sigurisë së investimeve katareze në vendin tonë. Ai gjithashtu vlerësoi mundësitë që kjo vizitë krijoi për zgjerimin e pranisë së investimeve katareze në Shqipëri, si dhe theksoi rëndësinë që ka për palët konkretizimi i bashkëpunimit në fusha si: energjetika, shfrytëzimi i pasurive minerare, infrastruktura, blegtoria dhe aviacioni.

Përfaqësuesit e ekipit të Katarit falënderuan Ministrin Panariti për angazhimin personal në suksesin e vizitës së tyre në Tiranë dhe vlerësuan garancinë që gjetën nga Qeveria shqiptare për sigurinë e investimeve të tyre të afërta në Shqipëri.

KOMENTE