English

Italia veriore tronditet nga tërmeti

Një tërmet ka tronditur Italinë veriore, duke detyruar disa banorë të dalin në rrugë.

Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë goditi në një thellësi prej 15.5km (9.6 milje) në veri, 35km nga qyteti i Lucca, thanë zyrtarët.

Tronditja u ndje edhe në Milano dhe Firence, thonë mediat italiane. Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Italia është e prirur për tërmete. Në vitin 2009 pothuajse 300 njerëz vdiqën në një tërmet në Akuila, në rajonin e Abrucos qendrore.

Tronditje të tjera ishin ndierë edhe më pas në një zonë më të gjerë.

Linjat telefonike dhe furnizimin me energji elektrike ishin prerë në zonën e Garfagnana,raporton agjencia e lajmev ANSA. Tërmeti u ndje gjithashtu në qytetet e Bolonjës dhe Modena.

Në Lucca, njerëzit dolën jashtë nëpër rrugë, tha Ansa.

Majin e kaluar, dy tërmete në të njëjtën zonë lanë më shumë se 20 njerëz të vdekur.

KOMENTE