English

Kolonelët sirianë dezertojnë për në Turqi

Së bashku me familjet e tyre, janë larguar në drejtim të Turqisë duke lënë vendin dhe punën e tyre në qeverinë e Assad.

Katër kolonelë të ushtrisë siriane dezertuan ditën e premte, duke kaluar së bashku me familjet e tyre kufirin për në Turqi. Lajmi u raportua nga e përditshmja më e madhe turke “Hurryet”, e cila citoi burime zyrtare.

Kolonelët, drejtues të operacioneve të rëndësishme ushtarake në luftën kundër kryengritësve, ndodheshin në një grup prej 79 civilëve, të cilët e kaluan kufirin në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave turke, funksionaret e lartë të ushtrisë siriane janë vendosur nën mbrojtje në një kamp refugjatësh të luftës.

Pararaprakisht, në dorëzimin e tyre ata cituan shkeljet gjithnjë e më të rënda të të drejtave të njeriut dhe ligjeve të luftës si arsyen e dezertimit të tyre.

Nëse lajmi do të konfirmohet zyrtarisht, transmeton TCH, dezertimi i kolonelëve do të përbënte një goditje të rëndë kryesisht për moralin e ushtrisë dhe milicisë së Bashar al-Assadit, të cilat kanë humbur të paktën 15 mijë efektivë të vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur, dezertorë apo rob lufte gjatë 22 muajve të luftës civile.

KOMENTE