Përkrahësit e opozitës egjiptiane po protestojnë në të gjithë vendin në përvjetorin e dytë të kryengritjes që largoi Hosni Mubarak nga pushteti.
Policia u përlesh me kundërshtarët e presidentit Mohammed Morsi në Kajro, duke shpërndarë protestuesit jashtë pallatit të tij pasi mijëra u mblodhën në Sheshin Tahrir.
Aleksandria dhe Suez u përfshinë në përleshje. Në Ismailia, protestuesit i vunë zjarrin selisë së partisë së Vëllazërisë muslimane.
Kritikët e akuzojnë zotin Morsi për tradhti të revolucionit, të cilën ai e mohon.
Presidenti ka bërë thirrje për qetësi për t'i dhënë fund përplasjeve, në të cilën më shumë se 100 njerëz janë plagosurqë prej të enjtes.