English

Rusia nuk toleron Homoseksualitetin

Parlamenti rus ka mbështetur një ndalim në promovimin e homoseksualitetit por ky ndalim ka përfunduar me përleshje në rrugët e Moskës.
Policia bëri arrestime në Moskë, pasi mbështetësit e të drejtave të homoseksualëve planifikonin "puthje" kur ata sulmoheshin nga kundërshtarët.

Udhëheqësja e Të drejtave të njeriut, Lyudmila Aleksejeva, tha se qëllimi i vërtetë është për të "frenuar të drejtat e pakicave seksuale". Ligji tashmë ka dhe dy shkallë për të kaluar, ai duhet të miratohet nga dhoma e sipërme (Këshilli i Federatës) dhe presidenti Vladimir Putin para seai mund të bëhet ligj.

Nëse miratohet, kjo do të thotë se të gjitha ngjarjet e Rusisë që promovojnë të drejtat e homoseksualëve do të ndalohen dhe organizatorët do të gjobiten, raporton nga Moska Steve Rosenberg i BBC-së.

Vitin e kaluar, gjykata e lartë e Moskës ndaloi marshimet homoseksuale në kryeqytetin rus, dhe në mënyrë efektive i ndalon ata për 100 vitet e ardhshme.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka gjobitur Rusinë për ndalimin e paradave të tilla në Moskë.

Homoseksualiteti është dekriminalizuar në Rusi në vitin 1993.

KOMENTE