Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh që mban datën 4 janar 2013 nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Rodham Clinton, në të të cilin thuhet:
“I dashur Zoti President!
Takimi me ju në Pallatin e Brigadave ishte kënaqësi. Gjithashtu ishte privilegj për mua të vizitoja Tiranën gjatë këtij viti historik për Shqipërinë dhe të uroja vendin tuaj për 100-Vjetorin e Pavarësisë.
Personalisht, pranimi i Urdhrit të Flamurit Kombëtar përbënte një nder të madh për mua. Ky Urdhër do të shërbejë si një përkujtesë e rëndësishme e marrëdhënieve jetike mes dy popujve tanë. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin produktiv mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.”