English

INSTAT. Tregëtia e jashtme dhe situata e saj

Institutu i statistikave ka bërë të ditur për publikun gjendjen e tregëtisë së jashtmë për muajin dhjetor 2012.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28,8 mld lekë, duke shënuar një rritje prej 9.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 26.7 përqind krahasuar me Dhjetor 2011.

Në Dhjetor 2012 u eksportuan 17,9 mld lekë mallra, me ulje 8 përqind në krahasim me Nëntor 2012 dhe rritje me 8.5 përqind në krahasim me Dhjetor 2011. U importuan 46,7 mld lekë mallra me rrije 2 përqind në krahasim me Nëntor 2012 dhe ulje 16.3 përqind në krahasim me Dhjetor 2011. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28,8 mld lekë, duke shënuar një rritje prej 9.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 26.7 përqind krahasuar me Dhjetor 2011. Tregtia me vendet e BE është 66.3 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 40.2 përqind, ndërsa me Greqinë është 7 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Greqi, Itali, Kroaci, Rusi, Turqi, etj, dhe për importin, Gjermani, Greqi, Itali, Kinë, Turqi, etj.

Krahasimi me muajin paraardhës

Eksporti i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit 3.7 përqind. Eksporti i grupit "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u ul 42.9 përqind, "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u ul 31.4 përqind, "Ushqime, pije, duhan" u ul 24.3 përqind, etj.

Importi i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit 22.8 përqind, "Ushqime, pije, duhan" u rrit 11.7 përqind, "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u rrit 5.2 përqind, etj. Importi i grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u ul 6.1 përqind

KOMENTE