Pas një gare tepër të fortë të edicionit muzikor "The voice of Albania" dita e djeshme ka qënë një natë e veçantë për të gjithë spektatorët, telespektatorët por edhe për vetë konkurruesit.
Venera, vajza nga Struga e Maqedonisë ka marrë kupën e këtij konkursi madhështor për zërin më të bukur.
“Kjo është një ndër surprizat më të mbukura të miat. Jam shumë e lumtur. Nuk kam fjalë. Këtë sukses ia dedikoj të gjithë atyre që janë fansa të zërit tim, të gjithë atyre që më kanë mbështetur duke mos u kursyer për asnjë moment, familjes time, të afërmve të mi, gjyshit dhe gjyshes time si dhe xhaxhait tim i cili nuk jeton më”, deklaroi mes emocionesh fituesja Venera.
Ishte publiku në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që votoi për të preferuarit e tij duke shpallur fituesin e këtij edicioni, Venerën.
Në këtë mënyrë ka përfunduar rrugëtimin prej 17 javësh spektakli më i madh i zërave të rinj të muzikës shqiptare, duke nxjerrë talente që do të vijojnë rrugën e gjatë të muzikës.