Pak minuta para uljes në tokë avioni i linjës Stamboll-Izmir është goditur nga rrufeja.
112 pasagjerët që ndodheshin në avion u përfshinë nga paniku sapo panë flakët në krahun e djathtë të avionit. Fatmirësisht asnjë të lënduar por tmerri ishte i papërshkueshëm. Kompania ajrore ka konfirmuar për mediat turke incidentin e ndodhur dy ditë më parë, por pa dhënë shumë shpjegime të mëtejshme.
Videoja amatore e bërë nga një prej pasagjerëve tregon për aftësinë e pilotit për të ulur avionin me një motorr.