Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Louise LaRocque për detyrën e re, duke i uruar asaj, sukses në punë.
Ajo gjithashtu falënderoi Kanadanë për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për Republikën e Kosovës dhe theksoi se të dy vendet tona kanë marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat. Këto marrëdhënie, tha Presidentja Jahjaga, edhe me angazhimin e ambasadores LaRocque, do të njohin zgjerim të vazhdueshëm.