Talin është kryeqyteti i parë në BE-që i ka ofruar banorëve të saj transport publik falas, gjë që synon uljen e ndotjes nga makinat.
Kjo inisiativë është quajtur një mashtrim dhe zhgënjim sidomos për jo vendasit që jetojnë në Talin.
Që nga fillimi i vitit, udhëtimi me autobus, tramvaj dhe mjete publike të tjera, ka bërë që 420.000 banorët e Talin të udhëtojnë falas, duke u paraqitur me një abone të veçantë që provon se ata janë vendas të qytetit.
Pavel Ilmjarv, një 19-vjeçare, studente, thotë se i pëlqen ideja pasi më parë i duhej të paguante 23 euro në muaj.
Me pagën mesatare mujore të Estonisë rreth 900 € gjysma e popullsisë së qytetit përdor transportin publik, kështu në këtë mënyrë ajo do të kursejë mijëra euro në vit.
Por kjo është një histori tjetër për jorezidentët.
Si një student i Universitetit Talin dhe që nuk do të identifikohet shprehet i zhgënjyer nga ky vendim pasi nuk kualifikohet për një udhëtim falas. Edhe pse ajo jeton në kryeqytet, vendlindja e saj e regjistruar është jashtë qytetit.
Ajo merr një zbritje 8.50 euro por përësri duhet të paguajë pjesën tjetër.
Papunësia në këtë shtet të Baltikut, u bashkua me NATO-n dhe BE-në në vitin 2004 dhe eurozonën në vitin 2011, është 1.3 milionë banorë.
Toomas Pirn, një zëdhënës për bashkin e Talin, thotë se projekti inkurajon banorët të lenë makinat e tyre në shtëpi duke lehtësuar ndotjen dhe bllokimet në qendrat piktoreske dhe historike të qytetit.
"Ne shpresojmë që të kufizojë numrin e makinave në rrugë, dhe nëpërmjet kësaj, ndotjen e ajrit të qytetit. Studimet kanë treguar se ndotja më e madhe e ajrit vjen nga makinat"thotë Pirn.
Afërsisht gjysma e banorëve të kryeqytetit estonez kanë përfituar tashmë nga ky projekt bashkiak për të udhëtuar falas. Projekti do t’i kushtojë qytetit rreth 12.4 milionë euro në vit ose rreth një e katërta e buxhetit vjetor të alokuar transportit publik.