“A Youthful Vision 2012”, konkursi kombëtar për moshat e reja që u zhvillua në Sllovaki, organizuar në kuadër të projektit “World Heritage” nga UNESCO, ka përzgjedhur si piktorin më të mirë mes 1458 të rinjve nga i gjithë globi, nxënësin e shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat Adi Totaj.
Tashmë po në Berat ai vazhdon vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja”.
Ai u paraqit me pikurën e urës së Goricës në Berat. Në konkurs morrën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme. Shtete pjesëmarrëse ishin, Shqipëria, Brazili, Kanadaja, Kina, Kuba, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.
“A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s.