English

Berisha i përgjigjet ashpër kryeministrit serb Daçiç

Kryeministri Berisha, i është përgjigjur nga Shkupi përmes faqes së tij në facebook, kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç.

Ai ka theksuar në Shkup se ata ishin terroristë dhe shtroi pyetjen retorike: “A do të lejonin SHBA-të të vendosej në New York një përmendore e terroristëve të Al Qaeda-s?”

Luftëtaret e lirisë ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen me te eger nga rregjimi i Milloshevicit. Ata me luften e tyre te drejtë, imponuan nje marreveshje me ndermjetesim nderkombetar me autoritetet e Beogradit per me shume liri, te drejta dhe autonomi per shqiptaret e Lugines se Presheves, si dhe shpejtuan fundin e rregjimit te Milloshevicit dhe në një fare mënyre edhe çlirimin e popullit serb nga rregjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristet e Al Qaeda-s është nje shprehje e rradhes e albanofobise pa te ardhme që dominon në Beograd.

Të rënët tanë, nuk vdesin kurrë! - shkruan kryeministri Berisha në rrjetin e tij social të Facebook.

KOMENTE