Me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, Kryeministri i Federatës së Bosnje Hercegovinës, zoti Nermin Niksic, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.
Kryeministri Berisha do të mirëpresë pasdite Kryeministrin Niksic në kryeministri dhe pas ceremonialit të pritjes, nën kryesimin e dy kryeministrave do të zhvillohen bisedimet dypalëshe.
Në përfundim të bisedimeve, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Niksic do të japin një prononcim për mediat.