English

Mbretëresha Beatrix e Holandës, përgënjeshtron lajmet e rreme

Mbretëresha Beatrix e Holandës përmes një njoftimi televiziv, ka folur mes spekullimeve të mediave lokale se ajo do të heqë dorë nga froni i saj.

Mbretëresha, e cila po i afrohet ditëlindjs së saj të 75-të, do t'i drejtohet kombit në 19:00 sipas kohës lokale (18:00 GMT), tha familja mbretërore në një deklaratë.

Raportet e pakonfirmuara thonë se ajo do të shpallë delegimin e saj në favor të djalit të saj, Princi Willem Alexander.

Mbretëresha Beatrix ka qenë kreu i shtetit që nga viti 1980, kur nëna e saj ja delegoi asaj.

Familja mbretërore tha se fjalimi tashmë ishte regjistruar nga mbretëresha në pallatin e saj në Hagë, por nuk pranoi të komentojë mbi përmbajtjen e saj.

Kryeministri Mark Rutte gjithashtu do t'i drejtohet kombit pas fjalimit të Mbretëreshës, tha zyra e tij.

Mbretëresha Beatrix është monarku i gjashtë nga Shtëpia e Orange-Nassau, i cili ka sunduar në Holandë që në fillim të shekullit 19-të. Dy paraardhësit e saj të menjëhershme kanë hequr dorë.

Korrespondentët thonë se largimi nga ana e saj, do të jetë i pamundur për të provokuar një krizë kushtetuese. Sipas ligjit holandez, monarku ka pak kompetenca dhe roli i tij konsiderohet ceremonial.

KOMENTE