Përdoruesit kanë reaguar me zemërim pasi një video pornografike u paraqit në Twitter në shërbimin e ri VINE.
Një klip prej 6 sekondash u shfaq në krye të ekranit për përdoruesit në shtëpi i mbuluar nga një njoftim paralajmërues.
Pas fjalës së përhapur në Twitter, imazhi u hoq shpejt, por deri në atë moment ai fitoi popullaritet.
Twitter kërkoi falje për përdoruesit, duke e quajtur si një "gabim njerëzor" paraqitjen e kësaj video.
"Një gabim njerëzor rezultoi në një video me përmbajtje për të rritur duke u bërë një nga videot e zgjedhjes së redaktorit, por ne e korrigjuam duke e hequr menjëherë", tha kompania në një deklaratë.
"Ne kërkojmë ndjesë për gabimin e bërë ndaj përdoruesve tanë.
Vine ka marrë shumë kritika lidhur me këtë video. Megjithatë ato imazhe vetëm mund të shikoheshin, nuk ishin imazhe aktive.
Duke u cilësuar "një zgjedhje e redaktorit" video shfaqej në krye të ekranit, kur përdoruesit e hapën app.
Përdoruesi, Taylor Winkelmeyer, shkroi: "Unë klikova mbi linkun, sepse kam menduar se ishte një shaka.
"Unë jam i zemëruar që unë pashë diçka jo të këndshme".