Të gjithë njerëzit i përdorin thanat, lajthitë si fruta por dhe si shurupe të bëra prej tyre.
Por jo të gjithë e dinë se cilat janë vetitë që karakterizojnë këto fruta si shëruese për shumë probleme të shëndetit tonë.
Thana
Pemës i shfrytëzohen frutat, bërthamat, gjethet dhe korubat e drurit apo degëve. Frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat, jo vetëm që hahen të freskëta, por ato hahen edhe si komposto dhe marmelatë. Gjethet përmbajnë 10 deri 15% taninë. Frutat e thanës kanë veti të mira për qitjen e barkut të verës, sidomos te fëmijët. Merren një kg thana gjysmë të pjekura. Zien me sheqer dhe bëhet reçel. Nga ky reçel u jepet fëmijëve nga 2 lugë kafeje në ditë për ndaljen e barkut. Të sëmurëve me acid (që u është mbledhur uji në bark), u këshillohet kjo përgatitje dhe përdorim, merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe zihen me një litër ujë për një orë e mandej kullohet. Ky lëng përzihet me çajin e fituar nga shegët e egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle, sa herë që i sëmuri të ketë etje për ujë. Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të dalët shpesh të barkut.
Lajthi
Lajthisë i përdoren frutat, gjethet, rrënjët. Gjethet, rrënjët dhe lëvozhgat e degëve mund të përdoren edhe si të thara në hije. Gjethet e lajthisë shërojnë të gjitha sëmundjet e lëkurës.
Përgatitja
Merren 50 gr gjethe, përvëlohen në një litër ujë të posavluar dhe ena mbulohet dhe lihet të qëndrojë një orë. Kullohet dhe pihet 2 herë në ditë (mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë) nga një gotë çaji. Shërimi vazhdon 3-4 ditë.