English

Fëmija 2 vjeç, plagoset rëndë si pasojë e rënies së tullës nga punëtori i ndërtimit

Një fëmijë dy vjeç është plagosur mesditën e sotme në Sarandë si pasojë e rënies së një tulle nga një pallat në ndërtim.

Fëmija ishte në karrocë dhe shoqërohej nga nëna dhe gjyshi i tij. Pas vajtjes në spital dhe mos përmirësimit të tij, ai është nisur me urgjencë për në spitalin e Janinës për ndihmë më të specializuar.

Ngjarja ka qenë aksidentale, pasi tulla i ka rrëshqitur nga duart një punëtori që punonte në katin e gjashtë të pallatit. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat punëtorin nga Elbasani, Anduel Pepa.

Asgjë nu dihet nëse ekzistonin tabelat që sinjalizojnë rrezikun dhe që duhet të vendosen nga firma e ndërtimit.

KOMENTE