Kryeministri serb Ivica Daçiç ka rënë viktimë e një kamere të fshehtë gjatë një interviste televizive në studion televizive serbe.
Intervistuesja ka provokuar kryeministrin me qëndrimin e saj pa të brendshme gjatë momenteve intervistuese.
Daçiç ka kërkuar që videoja të mos publikohet pasi në këtë rast është tallur Serbia dhe jo ai në të vërtetë edhe pse është ndier mjaft në siklet dhe i turpëruar. Ndërkohë ai ka ngritur një procedurë për ndëshkim të përgjegjësve që bënë publike këtë video.
Këshilltari i kryeministrit, Tonçev, theksoi se njerëzit nga "Misioni i pamundur" i TV Kopernikus " e kanë keqpërdorur besimin dhe miqësinë që kryeministri ka ndaj gazetarëve." Tonçev theksoi edhe se Daçiç do t'i shfrytëzojë bazat ligjore që t'i sanksionojë ata që e kanë shkelur etikën e gazetarëve. Kjo video ka bërë xhiron e botës.
Ndiqni videon: