Fotot që shihni në krah janë më mbresëlënëset të ditëve të fundit.
Momente të një vullkani që shpërtheu në dëborë në lindjen e largët në Rusi.
Fotografitë mahnitëse janë kapur nga një ekip filmi rus, që po fluturonin me një helikopter duke sfiduar rrjedhat e nxehta piroklastike në terren për të krijuar një panoramë interaktive.
Plosky Tolbachik, është një nga katër vullkanet, ku të gjitha kanë një distancë prej 110 milje nga njëri-tjetri, dhe që kanë qenë aktivë në të njëjtën kohë në gadishullin në Lindjen e Largët të Rusisë që nga fund të nëntorit.
Shpërthimi i vullkani Tolbachik është klasifikuar si një shpërthim i pazakontë. Shpërthimet janë të njohur për vëllimin e madh të llavës.
"Ata janë quajtur edhe shpërthime "turistikë" për nivelin relativisht të ulët të rrezikut dhe bukurinë fotozhenike të rrjedhjes së llavës në formën e lumenjve
"Moti i mirë ka lejuar që ekipi të fluturojë deri në afërsi të një krateri vullkanik si dhe të rrijë pezull mbi një lumë llave. Ekipi i filmit rus është shprehur se janë ndër njerëzit më me fat që kanë parë një bukuri që nuk mund të përshkruhet.