Aksidenti automobilistik në Itali ka rezultuar me vdekjen e 2 të rinjve një vajzë italiane 25 vjeç dhe një shqiptar.
Ngjarja e ndodhur në Terni , Itali ka qenë si shkak i një aksioni policor për kapjen e dy shqiptarëve që i vodhën një të moshuare 50 euro.
Në ndjekje e sipër të makinës së shqiptarëve nga policia, ata u përplasën me makinën italiane që drejtohej nga 25 vjeçarja.
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA ka njoftuar lidhur me këtë aksident, ndërsa bën të ditur se njëri nga djemtë, 28 vjeç vdiq në vend, ndërsa tjetri, 21 vjeç është plagosur rëndë, dhe ndohet në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve kanë qenë katër djem që bashkëpunuan në vjedhje, nga të cilët njëri vdiq, tjetri në gjendje të rëndë, dhe dy të tjerët janë shpallur në kërkim. Identiteti i dy viktimave nuk është bërë i ditur.