English

A duhet të jetë e premtja pushim

A duhet të jetë e premtja pushim?

Gambia ka shkurtuar ditët e punës në një javë, duke bërë dhe të premten pushim. A është ky model i përkryer për një javë pune?

Në vendin e vogël afrikan, Gambia, punëtorët e sektorit publik do të kenë orarin e punës prej orës 08:00 deri në 18:00, nga e hëna deri të enjten. Ata përsëri do të bëjnë një javë 40-orëshe, por e kanë luksin pushimit të së premtes.

Presidenti Jammeh dëshiron një ditë ekstra pushimi për të "lejuar Gambianët t'i kushtojnë më shumë kohë lutjeve, aktivitete sociale dhe bujqësisë".

Në ditët e errëta të shekullit të 19-të, shumë punëtorë në vendet e industrializuara e konsideronin veten me fat në qoftë se ata kishin vetëm të dielën pushim. Arritja e një jave 40-orëshe me të shtunën dhe të dielën pushim ishte një pikë referimi e madhe për lëvizjen e punës.

Por disa janë përpjekur të shkojnë edhe më tej.

Në vitin 2008, rreth 17.000 zyrtarë të qeverisë, në shtetin amerikan të Utah e provuan këtë lloj ideje për të ulur shpenzimet por nuk patën sukses ndaj e rikthyen përsëri të premten ditë pune në vitin 2011.

Shtete të tjera amerikane si Oregon dhe Texas, përësri kanë dështuar me të premten pushim, ndërsa Gjeorgjia dhe Virxhinia e kanë provuar atë në një pjesë të vogël të agjencive.

KOMENTE