Deri tani kushdo, një mik apo shok apo prind mund të shkonte në sekretarinë e fakultetit dhe mund të merrte të dhënat lidhur me rezultatet e tua.
Tashmë gjithçka do të ndryshojë. Asnjë nuk ka të drejtë të japë informacion për studentin/ee, pra asnjë emër apo e dhënë për studentët nuk do të bëhet publik nga sekretaritë e fakulteteve.
E gjitha kjo për shkak të marrëveshjes së re të nënshkruar dje midis rektorit të Universistetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale znj. Flora Çabej Pogaçe.
Asgjë nuk është në kundërshtim me ligjin por përkundrazi përputhet me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Hapi i radhës që duhet të bëjnë dy institucionet është hartimi i një rregullore për sigurinë e të dhënave personale dhe infor-macionit, për të sensibilizuar studentët, stafin akademik dhe prindërit që të respektojnë ruajtjen dhe zbatimin e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbetet vetëm që ligji të gjejë zbatimin e duhur në fakultete.