Fitues i dy herëve me medalje ari, japonezi Masato Uchishiba është dënuar me burg pasi akuzohet për përdhunimin e një studenteje që kishte patur në stërvitje.
Uchishiba kishte pohuar se seksi me adoleshenten kishte qënë marrëveshje e të dy palëve që në vitin 2011, por gjykata në Tokio vendosi se ai e kishte sulmuar atë, ndërsa ajo ishte në gjumë.
Vendimi është skandali i fundit për të goditur japonezin Judo, këtë javë.
Të enjten, trajneri ekipit të grave vendase Ryuji Sonoda dha dorëheqjen pas akuzave se ai kishte rrahur studentët e tij.
Z. Sonoda, i cili morri medaljen e artë olimpike, tha se akuzat qëndronin lidhur me keqtrajtimin e grave për t'u disilpinuar para se ato të shkonin në Olimpiadën 2012 në Londër.
Ai kërkoi ndjesë dhe ka marrë një paralajmërim zyrtar, thotë agjencia e lajmeve Kyodo.
Ministri japonez i sporteve, Hakubun Shimomura ka urdhëruar Komitetin Olimpik të vendit për të hetuar akuzat e abuzimit në sport.