Efektiv policie, 43-vjeçari Ferdinand Shuaipi, me detyrë punonjës policie i rolit bazë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është vënë ditën e sotme nën pranga për arsye se ditën e djeshme rreth orës 18:20, dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit Leonard Qyra në rrugën “Aleksandër Moisiu” dhe pas një konflikti për motive të çastit ka qëlluar në drejtim të tij, disa herë me armën e shërbimit.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit pistoletë tip “TT”, model 54, e kalibrit 7.62 mm, ndërsa materialet në ngarkim të efektivit të burgjeve do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërsa për fat të mirë Leonard Qyra, ka marrë vetëm një dëmtim të lehtë dhe ndodhet në QSUT jashtë rrezikut për jetën.