English

Ndryshim i madh në kryeqytet. Zonat ku do ndërtohet

Këshilli i Rregullim Territorit të Shqipërisë, më në fund ka vendosur që brenda muajit mars 2013 të miratojë lejet e ndërtimit në Tiranë, ku do të ndërtohet dhe sa do të jetë lartësia e ndërtimeve.

Dokumenti strategjik i zhvillimit të qytetit do të jetë i vlefshëm për t’u zbatuar dhe kështu do të hapen edhe procedurat për të gjitha subjektet për pajisjen me lejen e ndërtimit. Plani urbanistik i qytetit u ka lënë hapësirë subjekteve që do të ndërtojnë për të ngritur struktura deri në 9 kate.

Një ekspertizë e fundit e kryer nga ambientalistë dhe ekspertë urbanistë ka bërë edhe sqarimin e zonave se ku do të ketë intensitet të lartë ndërtimi, hapësirat e të cilave ishin të padeshifrueshme në dhjetor nga anëtarët e këshillit bashkiak apo qoftë urbanistë ose subjekte ndërtuese.

Konkretisht, sipas të dhënave të pasqyruara në plan menjëherë pas miratimit të dokumentit strategjik në KRRTRSH do të nisë edhe ndryshimi i madh në kryeqytet.

Lulishtja para Bibliotekës Kombëtare do të kthehet në nënnjësi e përzier (mikse) banim, shërbime publike dhe do të shkojë për përdorim të veçantë për qëllime fetare. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 9 kate në këtë zonë. Parku prapa Pallatit të Kulturës është propozuar të ketë zhvillime të strukturave të larta. Lartësia e propozuar për banim është 9 kate. Parku i Namasgjasë parashikohet të ketë zhvillime të strukturave të larta, ku lartësia e propozuar për banim është 9 kate. Zona e gjelbër te SHQUP-i do të kthehet në sipërfaqe ndërtimi, për qëllime banimi, shërbime publike, monument kulture dhe qëllime fetare. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 9 kate. Te Parku i Fushës së Aviacionit, zhduket nga harta sipërfaqja e zonave të gjelbra.

Qyteti Studenti, nisur nga fakti se kjo nënnjësi i korrespondon qytetit të studentëve, duke mbajtur parasysh mungesën e territoreve me aktivitete argëtimi, rekreative dhe sportive në këtë pjesë të qytetit, kjo nënnjësi do të trajtohet si zonë me prioritet zhvillimi, e cila do të ketë kategori të përzier banim dhe shërbime publike.

Fusha e sportit prapa stadiumit “Qemal Stafa” do t’i korrespondojë nënnjësive të përziera, banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar për banim është 9 kate. Te shkolla “Kosova” do të kemi nënnjësi të përzier banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 7 kate. Zona e fushave në rr. “Ali Demi” do të kthehet në nënnjësi e përzier banim dhe shërbime publike të llojit natyrore.

Në zonën e ekspozitës “Shqipëria Sot”, sipas planit urbanistik, aktualisht ka ndërtime të larta, por kjo nuk rezulton sipas ekspertizës së kryer kohët e fundit nga specialistë mjedisorë, arkitektë, njohës të trashëgimisë kulturore. Në këtë zonë, sipas planit, do të kemi zhvillime të strukturave të larta. Lartësia e propozuar është 9 kate.

Zona e lodrave tek “7 xhuxhat” parashikohet të ndërtohet për njësi banimi dhe shërbime publike. Në zonën te lulishtja e “Vëllezërve Frashëri”, kemi banim dhe shërbime publike, zhvillime të strukturave të larta.

Në zonën poshtë digës do të kemi banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar, e lejuar për strukturat e kategorisë banim, është 9 kate. Ndërkohë që sipas planit urbanistik do të kemi ndërtimet mbi digë, do tw shwrbejw pwr banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar është 9 kate.

Zona e Shkollës së Bashkuar është parashikuar të ketë zhvillime rekreative, sportive, administrative, shëndetësore, universitare dhe banim. Zhvillime të strukturave të larta për përdorimin banim. Te zona e tregut, plani nuk e përmend fare që aty është tregu. Nënnjësi e përzier (mikse), banim dhe shërbime publike. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 8 kate. Zona e Kinostudios, plani urbanistik nuk e përmend fare që aty është Kinostudio. Nënnjësi e përzier (mikse), banim dhe shërbime Publike. Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 6 kate.

KOMENTE