Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pas takimit me Komisionerin Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka njoftuar në rrjetin e tij social Twitter se do të niset për në Lisbonë për të marrë pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste.
“Pas bisedës shumë të frytshme me Komisionerin Fule, për Lisbonë në Këshillin e Internacionales Socialiste ku do diskutohen po ashtu zgjedhjet”, shkruan Rama në Twitter.
Por përveç lajmit në formën e një statusi, ishte e vendosur edhe një karrikaturë ku PD tregon me dorë se PS-ja po bojkoton zhvillimin ekonomik dhe medorën tjetër që vjedh paratë e popullit.