Përleshjet fizike ndodhin edhe midis biznesmenëve që fare mirë mund ti zgjidhin me shkëmbim parash apo dhe ndonjë formë tjetër.
Dita e sotme ka shënuar sherr me konfrontim fizik midis pronarëv të qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë.
Pëllumb Alimadhi dhe djali i xhaxhait të tij, Shkëlqim Alimadhi të shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë janë përleshur me njëri-tjetrin duke thyer edhe xhamat e disa dyqaneve.
Uniformat blu menjëherë pas mbërritjes i kanë shoqëruar në komisariatin nr 6 Tiranë ku mësohet se shkak për sherrin është bër marrëveshja sipas kontratës ku Shkëlqim Alimadhi kërkonte prej Pëllumbit 40% të "Casa Italia"-s.