Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përcjellë me vëmendje situatën në veri, si dhe njëkohësisht dënon incidentin e fundit në pjesën veriore të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe maturi, që të mos bien në ndikim dhe të bashkëpunojnë me grupet që po tentojnë të tensionojnë situatën në këtë pjesë të territorit të Kosovës.
Qeveria njëkohësisht iu bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe ligjit dhe t’u ndihmojnë atyre në kapjen e shkaktarëve të këtyre incidenteve. Qeveria e Republikës së Kosovës, gjithashtu kërkon angazhim dhe përkushtim të lartë të organeve të rendit dhe ligjit që të ruajnë rendin dhe qetësinë, dhe që sa më shpejt të vihen para drejtësisë autorët e këtyre incidenteve.