Një tërmet masiv goditi përsëri ishullin Nenda(Ishujt Solomon) këtë mëngjes duke shkaktuar një cunami rajonal që goditi rëndë ishujt Santa Cruz.
Cunami, thuhet se pati dallgë nga 0,9-1,1 m të lartë në Nenda Island dhe duke arritur deri në 500 m në brendësi të tokës ku, vrau dhe plagosi disa njerëz dhe shkatërroi fshatrat pranë bregdetit.
Tërmeti pasoi me një seri tërmetesh të tjerë me magnitudë 5-6 ballë në të njëjtën zonë, gjatë javës së kaluar. Qindra tronditje kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin përsëri.
Të dhënat e tërmetit të sotëm të publikuara në faqen zyrtare të qendrës së cunameve.
Date & time: Wed, 6 Feb 01:12:27 UTC
Local time at epicenter: Wed, 6 Feb 2013 12:12
Magnitude: 8.0
Depth: 28.66 km
Tërmeti goditi rreth orës 02:12, ndërkohë që edhe Franca lëshoi një paralajmërim për tsunami për territoret e saj në New Caledonia, duke thënë se dallgët mund të godasin rreth orës 04:00.
Rezidentët pranë brigjeve janë këshilluar të evakuohen. Ishujt Solomon formojnë pjesë të Unazës së Zjarrtë, një zonë e harqeve vullkanike dhe trashesë oqeanike, që përmbyllin pellgun e Paqësorit.
Epicenter latitude / longitude: 10.7377°S / 165.1378°E [Map]
Primary data source: USGS