Për pak konfrontimi me fjalë do të përfundonte në plagosje apo vrasje me armë.
Pasditen e sotme në Tiranë, pikërisht në "Sheshin Rilindja", dy persona me një makinë të tipit Benz, pasi u përplasen më një automjet tjetër tentuan të qëllonin me mjete të forta drejtuesin, ndërsa ky i fundit mori një armë të tipit shotgan që e mbante me vete në makinën e tij për t’u vetëmbrojtur.
Policia e mbërritur menjëherë ka normalizuar situatën, ndërkohë që personat që tentuan të godasin me mjete të forta, dhe që vinin nga Korça, bënë rezistencë ndaj policisë madje duke tentuar t'i godisnin blutë e Tiranës.
Personi tjetër që u vetëmbrojt me armë, u largua menjëherë ndërkohë që është shpallur në kërkim.