English

Shqiptarët nuk njohin mirë të drejtat e tyre. Njerëzit ndiejnë frikë nga polici (VIDEO)

Së fundi, në duart e publikut ka mbëritur edhe libri më i fundit i avokatit Ndue Pjetra, i cili trajton një fushë speciale ku shqiptarët dhe qytetarët e thjeshtë kanë pak informacion për të thënë që pjesa më e madhe nuk i di të drejtat e tyre përsa i përket rasteve si kur shoqërohemi në komisariat nga policia, në rast se ndalohemi nga policia rrugore, apo nëse banesat tona kontrollohen nga organet e hetimit.
Mjafton të dalësh në rrugë sidomos në pikat e kryqëzimeve, ku zakonisht rrinë dhe policët rrugorë kupton fare mirë se çfarë ndodh në realitet. Me të drejtë dhe pa të drejtë, edhe pse ti je në punën tënde dhe je brenda rregullave ndalohesh nga polici thjesht edhe për një kontroll dokumentash. A është kjo e drejtë?

Mjafton një urdhër që as vetë nuk e di, shfaqen në derë uniformat blu për kontroll të shtëpisë. Po në këtë rast a është e drejtë?

Si mundet që uniformat blu të sillen sikur janë ata që kontrollojnë jetën tonë dhe veprojnë ashtu si ata duan?

Në librin "Avokat i vetvetes" pergjigjja e autorit eshte se shqiptaret i dine fare pak te drejtat e tyre, se nje polic rrugor nuk mundet te ndaloje automjetet ne rruge thjesht me argumentin e kontrollit te dokumentave dhe se askush nga autoritetet nuk mund te kontrolloje shtepine e nje te dyshuari pergjate oreve te mbremjes.

Referuar ligjeve ne fuqi avokati Ndue Pjetra, i cili u perball me drejtesine per arrestimin e padrejte te kosovarit Nexhat Mulaj, i mbajtur disa muaj ne paraburgim ne vend te grabitesit serial Viktor Gushi, shprehet ne liber se per te gjitha keto raste qytetaret duhet te sensibilizohen e t'i drejtohen gjykates per shkaktim demi.

Në liber, avokati sjell historite e shkaktimit te demit nga autoritetet ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano apo edhe kontrollin e baneses se quajtur 'shtepia e verdhe" per llogari te nje hetimit nderkombetar te Gjykates se Hages, rast i cili duhej te perfundonte ne gjykate pasi banoreve te saj u eshte shkaktuar dem moral.

Libri avokat i vetvetes gjithashtu informon qytetaret se ku duhet te drejtohen ne rast se konstatojne shkelje te te drejtave te tyre dhe cilet jane numrat e kontaktit te institucioneve per t'u ankuar



1639

KOMENTE