Në Maqedoni pritet që në mars të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe për këtë arsye pritet që në javën e ardhshme qeveria e Maqedonisë pritet të ketë riformatime pasi Teuta Arifi, zv-kryeministre për çështjet europiane, dhe Nevzad Bejta, ministër i Pushtetit lokal, kanë kandiduar në garën për kryetar komune.
Burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se këto kuadro do të zëvendësohen në një mbledhje të qeverisë, që do të mbahet nga fundi i javës së ardhshme.
Si kandidatë të mundshëm, për t’i zëvendësuar këto vende bosh në partinë e Ahmetit, përmenden emrat e deputetes Ermira Mehmeti, ish-kryetarit të komunës së Tetovës, Azbi Lika, dhe Artan Grubit, shef i kabitetit të kryetarit të BDI-së.
Por, burime pranë partisë së Ali Ahmetit, nuk përjashtojnë mundësinë për këmbimin e posteve ministrore me partnerin maqedonas të koalicionit.