English

Ana Oxa përjashtohet nga Sanremo. Reagon mjaft ashpër para kamerave (VIDEO)

Anna Oxa nuk e ka kapërdirë dot lehtë përjashtimin nga Festivali i Sanremos 2013, i cili do të mbahet shumë shpejt. Ajo shprehet se gjithçka ka qenë vetëm për arsye politike.
Këngëtarja e cila u rrit në skenë, që kur doli për herë të parë në moshën 19 vjeçare, 14 herë pjesëmarrëse nuk do të marrë pjesë në festivalin e sivjetëm.
Para kamerave ajo tregon arsyet e vërteta se pse ajo është përjashtuar.
Ajo shprehet: Sanremo nuk është më, një ngjarje për muzikantët, këngëtarët dhe artistët, por për sistemin.
Sipas Anna Oxa, ajo u përjashtua nga këngëtarët në konkurrim në Sanremo 2013, për arsye thjesht politike.
“Pyeta ata që ishin në komisionin e përzgjedhjeve. Gjendesha në 14 finalistët gjysmë ore përpara publikimit të emrave. Dhe më pas jam hequr, pas një zënke të çmendur”. Pse? “Pasi jam një “qen kuturu, i lirë”, që nuk i përkas askujt”. Më tej Anna, i mëshon konceptit: “Ky festival duket një nënprodukut i Koncerteve të 1 Majit. Që nuk është muzikë, por event. Dhe Fazio është “i bukuri” i pushtetit politik”.
Sanremo, nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrë e degradimit që ka goditur vendin tonë, një vend ku kreativiteti nuk shpërblehet vazhdon shpjegimin Ana Oxa (Ana Hoxha) me origjinë shqiptare.
Anna Oxa gjithashtu ankohet pasi është e vetme në këtë luftë, pasi kolegët e saj nuk e mbështesin atë, ndaj ajo kërkon ndihmë nga publiku, duke u bërë thirrje atyre që të mos votojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të 2013 1645

KOMENTE