English

Berisha: Aubrey Herbert të vendoset në piedestalin që meriton në Shqipëri

Kryeministri Berisha dje pasdite ka marrë pjesë në promovimin e librit “Miku më i madh i Shqipërisë – Aubrey Herbert dhe bërja e Shqipërisë bashkëkohore”, i përgatitur për botim nga Bejdullah Destani dhe Jason Tomes, me parathënie Noel Malcolm.
Libri, i botuar fillimisht në Londër në vitin 2011, vjen në shqip në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar dhe në të përfshihen ditar dhe letra (1904 – 1923), fjalimet dhe artikujt e Aubrey Herbertit të botuara në gazetat britanike të kohës.

Kryeministri Berisha përshëndeti autorët dhe të gjithë ata që mundësuan sjelljen e këtij libri edhe në gjuhën shqipe, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm që Aubrey Herbert ka dhënë për kombin shqiptar. “Ne nuk mund të gjejmë në historinë tonë një personalitet më të përkushtuar në mbrojtjen e këtij kombi sesa Aubrey Herbert”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Pasi përmendi disa nga momentet më të rëndësishme të angazhimit të Aubrey Herbert për kombin shqiptar, Kryeministri Berisha tha se “duhet të bëjmë shumë më tepër, në mënyrë që kjo figurë e ndritur, ky mik i madh i kombit tonë ”.

Kryeministri Berisha u shpreh, gjithashtu, se shqiptarët në Britaninë e Madhe kanë pasur miq të cilëve për jetë do tu jenë mirënjohës. “Ne patëm miq të shkëlqyer, si Aubrey Herbert, Edith Durham, patëm të tjerë për të cilët kushdo që lexon historinë konstaton se ishin këshilltarët më të shkëlqyer, më të rëndësishëm të qeverisë së Kongresit të Lushnjës, patëm të tjerë të cilët ndihmuan fuqishëm ndërtimin e institucioneve në këtë shtet. Edhe ata që erdhën gjatë Luftës së Dytë Botërore i përkisnin elitës së kombit të madh anglez. Ata të gjithë kanë shkruar libra dhe monografi, më të mirat që mund të jenë shkruar ndonjëherë për shqiptarët”, tha Kryeministri.

KOMENTE