Të dy vazhdimisht rregullojnë/kujdesen për veten në mënyrë të vazhdueshme për të tërhequr seksin e kundërt.
Pastrimi i antenave i ndihmon buburecat që të zbulojnë partnerin potencial
Lënia e tyre të papastërta i verbon ata në lidhje me mjedisin që i rrethon
Insektet kujdesen për veteveten ashtu si dhe adoleshentët.
Higjiena personale për mbajtjen e organeve shqisore është jetike për buburecat, thonë shkencëtarët duke i lejuar ata të identifikojnë anëtarët e seksit të kundërt.
Pastrimi, veçanërisht i antenave - largon ndotësit e mjedisit dhe kimikatet e prodhuara nga vetë insektet.
Gjetja mund të shpjegojë pse disa lloje insekticidesh janë më efektive se të tjerët.
Buburrecat përdorin këmbët e përparme për t'i kapur dhe vendosur antenat në gojë për t'i pastruar çdo segment nga baza në majë.
Mikroskopet e fuqishëm treguan sasi të lartë të substancave të mbledhura në poret që drejtojnë nuhatjen në qelizat sensitive të aromave.
"Është intuita e insekteve për të hequr substancat e huaja nga antenat e tyre - por kjo nuk është domosdoshmërisht intuitive që ata të pastrohen për të hequr substancat e tyre.
Antenat e pa pastra janë më pak ndijuese ndaj ferohormone seksuale dhe mjedisit rrethues.