Videoja e mëposhtme tregon tifozin e futbollit që sulmon papritur në fushë portierin e skuadrës kundërshtare.
Jordan Archer, portieri 19 vjeçar i Wycombe u sulmua në fazat e fundit të fitores 1-0 ndaj Gillingham.
Archer po bëheshe gati të qëllonte topin kur papritur tifozi hidhet mbi të duke erdhur nga mbrapa në stadiumin Priestfield natën e fundit.
Tifozi u kap shpejt nga një kujdestar i cili e tërhoqi atë menjëherë. Më pas policia arrestoi 17 vjeçarin lidhur me incidentin që shkaktoi.
Një zëdhënës tha se: "Një 17-vjeçar u arrestua me dyshimin për sulm dhe është aktualisht në paraburgim pas një incidenti në minutën e 93 të ndeshjes Gillingham vs Wycombe natën e fundit."