English

Injeksioni G-spot i dëmshëm apo çudibërës

Një grua nervoze shtrihet në një shtrat, zhveshur nga beli e poshtë. Para saj qëndron mjeku me bluzen e bardhë dhe me një shiringë që përman acid Hyaluronic.

Solucioni përmes shiringës zhytet në një nga zonat më delikate të trupit të saj. Gruaja ka duruar tashmë duke u hetuar nga gishtat e mjekut, vuajti dhimbjen e një injeksion të brendshëm me anestezi lokale.
Ajo është gjithashtu edhe e varfër, ende mendjelehtë, e zemëruar në kulm, por ajo ka lexuar se kjo proçedurë e dhimbshme, do të transformojë jetën seksuale të saj në një jetë seksuale të pasurja mjaft me orgazma.

G-spot, një zonë e indeve të ndjeshme në mur para vaginës së saj, përmes injeksionit tashmë do të jetë zgjeruar dhe ajo do të përjetojë orgazmat që aq shumë i ka dëshiruar.

Një stuhi e artikujve të gazetave kanë nxjerë në sipërfaqe javët e fundit, por mjekët dhe hulumtuesit kanë hedhur dyshime mbi vlefshmërinë e injektimit G-spot, duke theksuar se i nuk është mbështetur nga asnjë dëshmi mjekësore apo studime serioze. Në fakt, ata gjithashtu paralajmërojnë se ky injeksion mund të dëmtojë gratë - dhe në fakt në përgjigjet seksuale të grave është marrë edhe një përgjigje negative.

Glancey Medical Associates në Essex ka tërhequr shumë vëmendjen për të ofruar injeksione të tilla. Pronari Dr Lucy Glancey, një mjek i kualifikuar në kozmetike, prezantoi injeksionin tre vjet më parë.
Që atëherë, ajo ka kryer 150 procedura. Ajo e bëri të njohur këtë lloj injeksioni për herë të parë kur mori pjesë në një konferencë mjekësore.

KOMENTE