English

Çfarë ka ndodhur me 3 shqiptarët e ndaluar në Jemen? (VIDEO)

Deri tani absolutisht asnjë lajm mbi fatin e 3 shqiptarëve që janë ndaluar në në portin Al Mukalla në Jemen po nga autoritetet jemenase.

Anija e ngarkuar me municion dhe armë ishte nisur nga Greqia, është ndaluar në Durrës dhe më pas në Mal të Zi është ngarkuar me sasinë e armatimit të kontraktuar. Destinacioni përfundimtar ishte porti Um Kasrit në Irak ndërkohë që u kap në portin Al Mukallës, në bregdetin e Jemenit pasi akuzohet për trafik armësh.

Në seancën e fundit gjykata jemenase ka vendosur për boshatisjen e anijes EOS që ishte ngarkuar me 180 tonë municione, por ende nuk ka një njoftim për lirimin e 3 shqiptarëve që akuzohen për trafik armësh.

Kapiteni i anijes Arif Bakillari, oficeri i parë Mihal Cangonji dhe kryemekaniku Nezir Shahaj janë nën hetime nga autoritete jemenase për trafik armësh.
Ndërsa marinari grek ka qënë më me fat pasi është liruar falë interesimit të ambasadës greke, anija i përket një kompanie greke, por edhe për marinarin e vetëm me shtetësi greke në ekuipazh.
1655

KOMENTE