Kontrabanduesit tentojnë të bartin mallra nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet. Policia në vendkalimet kufitare ka gjetur gjarprinj, papagaj, fazanë, qen, dhëmbë artificialë...
Majmunë, breshka nga Greqia, pëllumba, papagaj, gjarprinj, qen...ndoshta do të duket se flitet për ndonjë kopsht zoologjik, mirëpo këto janë vetëm nga disa kafshë që gjenden tek persona të ndryshëm që tentojnë të kontrabandojnë në vendakalimet kufitare të Serbisë, si në Preshevë, ato drejt Kroacisë dhe Hungarisë.
Vendkalimi kufitar ai ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është më i frekuentuari për kontrabandë, ndaj dhe aty zbulohen mallra ndër më të ndryshmet. Edhe pse në raport me drogën dhe armatimet, transporti ilegal i kafshëve mund të jetë vepër penale dhe për të mund të denohesh me disa vite burgim.
"Njerëzit përdorin vende nga më të ndryshmet në vetura, që ta fshehin mallin" ka deklaruar shefi i repartit kundër krimit në dogana.
"Ndonjëherë mallrat fshihen mirë në bagazh, apo edhe në pjesën e motorit, mirëpo shpesh ka raste kur ato fshihen edhe në zbrastësirat e karoserisë së veturës, ose i rregullojnë vetë si lloj bunkere të ndryshëm".
Policët doganore janë të stërvitur që të vlersojnë tentimet e kontrabanduesve. Ata para së gjithash mund të vlersojnë njeriun e dyshimtë, apo edhe të jenë të aftë të gjejnë të gjitha detajet e dyshimta në veturë.
Gjatë kontrollimeve të tilla, policia kufitare gjatë kontrollit të bagazhit ka zbuluar 5 majmunë të llojit Makako, ndësa një tjetër kishte tentuar që në zbrastësirat e derës së veturës të fshehë breshka të gjalla. Shpesh policia gjen papagajë, spermë të kalit, lloje të qenit të ralla pa dokumente, gjarprinj, lëkura të ndryshme të kafshëve me vlerë, brinjë dhe kocka të kafshëve raporton presheva.com.