Mediat turke kanë zbuluar dhe një detaj mjaft të rëndësishëm nga biseda që kryeministri i Shqipërisë ka zhvilluar në Tiranë me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz të bërë disa ditë më parë në Tiranë.
Sali Berisha i kërkon zyrtarisht Turqisë kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës.
Në asnjë nga deklaratat zyrtare të cilat u shpërndanë në media nga institucionet shqiptare të cilat u vizituan nga ministri turk, nuk flitej për një kërkesë të tillë. Lajmi zbulohet nga mediat turke të cilat kanë shkruar dje detaje të vizitës së Ismet Yilmaz në Turqi.
“Haber”, “Turktime”, “Egedesonsoz.com” raportonin dje se kryeministri Sali Berisha i ka zyrtarizuar premtimin e dhënë pak kohë më parë, grupit diplomatik turk që vizitoi Tiranën javën e kaluar.
Mediat turke bëjnë të ditur se ministri i Mbrojtjes ka marrë në konsideratë kërkesën. Në fund të muajit dhjetor në një nga mbledhjet e komitetit të qeverisë, kryeministri Berisha deklaroi se do t’i kërkonte Turqisë kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës por dhe të eshtrave të Sami Frashërit.