Anika Golemi - Eshtë e pritshme që kur preken interesat ekonomike të një shteti, shteti reagon. Nuk ka rendësi të jesh i madh apo i vogel, por duhet të jesh serioz. Këto 23 vitet e fundit në Shqipëri, po edhe pas luftës në Kosovë po ashtu, qarkullojne vetem dy shprehje, që shprehin mungesën e seriozitetit po aq sa edhe qyqarinë e dy shteteve shqiptare, Këto shprehje janë "privatizim" dhe "integrim evropian".
Si fillim, privatizimi u kthye në një koncept të detyrueshem. Nga një mjet per të nxitur zhvillimin, u kthye në mjet per zhvatjen e shtetit, kalimin e pronësise në menyre korruptive tek individë që nga shofera apo kaptera u gdhinë "biznesmenë". Vala e privatizimit pastaj kaloi aty "ku kishte shume para", me futjen në lojë të bleresve të huaj që si gjithmone me shumë pak lek blenë asete të rëndesishme. Në lojë ishin nga ndërmarjet e rënuara të regjimit të kaluar, deri tek ato me rendesi strategjike. Nje nga keto ishte dhe Distribucioni i KESH-it, monopol natyror qe sipas qeverise shqiptare te atëhershme "u privatizua ne menyre te suksesshme dhe derdhi ne buxhet kaq e aq leke".
Pastaj buxheti vazhdoi te mbushet me parate nga shitja e bankave, telekomunikacioni (kujtoni sa e ka rrjepur ate popull AMC-ja), minierat, ARMO, Albpetrol, tani dhe hidrocentralet e termocentralet.
Askush nuk reagoi siç duhet, nuk u shkruan peticione, nuk dolen ne protesta. Pasojat shihen.
Ana tjeter e medaljes ishte "integrimi europian". Keto dy fjale i gjen ne çdo fjali , ndonjehere e kamufluar si "fryma euroatlantike, vlerat europiane, e ardhmja e perbashket, europa pa kufi, statusi kandidat, asociim stabilizimi, etj".
Sipas "Der Spiegel", me shume se 90% e shqiptareve jane pro integrimit europian, po as vete nuk e dine PSE. Gjithë ajo zallamahi politikanesh e pseudo-intelektualesh e kanë farketuar kaq shume këtë ide, sa njerezit presin qe diten kur Shqiperia të futet në BE, do zbresë ndonjë engjell nga lart e do na marre per dore. Aty do mbarojne hallet e shqiptareve. A thua Italia, Spanja, Greqia, apo Hungaria nuk janë ne BE, e megjithate punet kane vajtur veç me keq!?.
Une besoj qe ka ardhur koha të shohim më me dyshim ate qe na serviret nga jashte ne bashkepunim me politikanet tane largpames, që për pushtet shesin dhe detin, edhe token a naftën, edhe njerezit i shesin, edhe plehrat e Evropes i importojnë, mjafton të dalin ne foto ne Bruksel me Baroneshen Ashton apo Komisionerin Fyle. Duhet ta kemi parasysh se te huajt që vijne e ikin kane ne rradhe te pare synimet e tyre. JO TONAT.
Besoj se duhet te shohim cilat jane interesat tona si shqiptare, si te realizojme bashkimin kombetar tani para integrimit europian, dhe si do mund ta bejme edhe kur nuk do kete me BE. Duke u kthyer aty ku e nisa, presidenti apo kryeministri çek i fryn idese se pan-sllavizmit dhe ben presion kur preken interesat fininciare te shtetit te tij. E pra Çekia eshte në BE, po vlerat evropiane dhe bashkim-vllazerimi nuk kane shume rendesi. Atë qe jemi mesuar ta beje shteti grek perhere, po shteti shqiptar kurre.
E shitem distribucionin, bemë një herë gabim, tani eshte koha të vihet në vend një pjesë e padrejtesisë. Nese shteti shqiptar terhiqet per hir te "intergrimeve" ky eshte gabimi i dyt., faji i shtetit dhe i t. gjithe neve.
Duhet bere presion shtetit shqiptar qe mos te leshoje pe ndaj presioneve, dhe jo t'i dergohet peticion presidentit apo kryeministrit çek se po na vrakërka ëndrën tonë evropiane. Mos bëhemi qesharakë. Kemi mundesi të pakten ta themi fjalen tone ashtu siç duhet.
Une jam nga Tirana, jam shtetase shqiptare. Ëndrra ime nuk është vetëm integrimi europian, po nje shtet që mbron interesat e shtetasve të vet, dhe qe nuk eshte pronë personale e dikujt. Besoj se kemi shumë, çfare të mesojme nga Amerika në keëtë drejtim.