English

Aksident. Vdesin 5 anëtarë të familjes. Shpëton foshnja 1 vjeç

Pesë anëtarë të një familje britanike u vranë në një aksident me makinë ditën e premte pasi kishin realizuar një pelegrinazh në Mekë - por mrekullia ndodhi me fëmijën një vjeçar i cili shpëtoi pasi u gjet nën rënojat.

Tre breza të familjes kishin udhëtuar 3.000 milje për në Arabinë Saudite.

I mbijetuari i vetëm ishte Muhamedi Hayat Eisa Danial, vetëm një vjeç, i cili humbi të dy prindërit e tij, gjyshërit dhe hallën në aksident.

Familja kishte udhëtuar nga shtëpia e tyre në Newport, South Wales për ceremoninë fetare.
Ata ishin duke e bërë haxhin në Mekë sepse Saira, vajza e shtëpisë, studiuar për farmaci, do të martohej këtë fundjavë.
Familja mori një taksi nga Meka për të takuar të afërmit në qytetin e Jeddah, kur aksidenti ka ndodhur në rrugën 40 midis dy qyteteve.

Shkaku mendohet se shoferi i taksisë kishte rënë në gjumë duke bërë që makina të dilte nga rruga dhe të përplasej me një urë dhe më pas të përfundonte në një hendek matanë rrugës.

Njerëzit që kishin parë aksidentin i erdhën në ndihmë menjëherë dhe menduan se kishin vdekur të gjithë por mrekullia ishte gjetja e foshnjës 1 vjeç që kishte mbijetuar.
Ai kishte pësuar një thyerje të krahut dhe një brinjë dhe ndërkohë po kurohet në spital në Britani. Pesë anëtarë të familjes u varrosën në varrezat e Jannat-ul-Baqi në Medinë.

KOMENTE