Kim Kardashian dhe Kanye West presin fëmijën e tyre të parë. Por si duket ata kanë vendosur që të bëjnë një udhëtim nëpër vendet më të mrekullueshme në botë para se të bëhen prindër pasi fëmija do të kërkojë më tepër përkushtim dhe ditët e tyre do të jenë të zëna.
Fotoja në krah tregon çiftin në Rio de Janeiro, Brazil, ku pavarësisht se mes tyre kishte dhjetra fansa, ata u përpoqën të shkrihen me pjesën tjetër të turistëve.
Kim dhe Kanye duket se nuk kanë qenë aspak në siklet nga turistët e shumtë përreth, pasi siç shihet edhe nga fotografitë ata e kanë shfrytëzuar çdo moment për të marrë poza sa më interesante. Kim dhe Kanye nuk kanë ikur prej andej pa marrë me vete një shkrepje në qëndrimin e statujës së famshme të Krishtit në Rio.
Gjithashtu Kim ka "harruar" që fustanin ta ngrerë me delikatesë pasi ka zbuluar se çfarë fshihet poshtë fustanit të saj...